MIRË SE VINI NË DELTA SECURITY

Ne e kuptojmë rëndësinë e sigurisë dhe inovacionit

Vizioni i Delta Security është krijimi i një ambienti të sigurt për personat, bizneset, organizatat – publike apo private.

DELTA Security SH.P.K është Kompani Profesionale në ofrimin e Shërbimeve Private të Sigurisë, e Licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas Legjislacionit dhe Rregullave administrative Ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës dhe e Çertifikuar nga TŪV NORD GROUP sipas standardeve EN ISO 9001:2008 për Menaxhimin e shërbimeve të sigurisë dhe vëzhgimit elektronik.

Zyra qendrore e DELTA Security është në Prishtinë.

DELTA Security ka një rrjet të gjërë të veprimit për ofrimin e shërbimeve të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

image
REZULTATET E PROVUARA

Fokusi ynë në shërbime profesionale dhe inovative na ka bërë një udhëheqës të industrisë

Dëshmia jonë më e mirë është numri i madh i klientëve, përgjegjësia për shërbimet tona dhe gama e gjërë e shërbimeve që ne ofrojmë për klientët tanë.

Mbështja dhe reagimi

100%

Zgjidhja dhe identifikimi i problemit

99%

Përvoja dhe shërbimi

98%
PSE DELTA SECURITY?

Ne qëndrojmë në hap me teknologjinë më të fundit dhe inovacionet e shërbimeve të sigurisë

Me Delta Security ju mund të gjeni mbështetjën e stafit më të trajnuar profesionalisht që janë gjithmonë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar në nevojat tuaja në fushën e sigurisë.

Ne ofrojmë shërbime për kategori të ndryshme të klientëve duke filluar nga Shtëpi Private, Biznese të Vogla dhe të Mesme, Korporata, Institucionet Publike, Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare, Investitorë të huaj, Ambasada etj, duke dizajnuar përshtatur shërbimin për secilin klient sipas nevojave – kërkesave të klientit si dhe analizën e gjendjës së sigurisë.

Stafi Professional

Stafi profesional dhe i çertifikuar, me përvojë të gjatë dhe trajnime profesionale, me qëllim që të krijojmë një ambient me vërtet të sigurt për ju.

Prezenca Jonë

Pozicionimi i njësiteve tona patrulluese në çdo lagje si dhe patrullimet e rregullta 24/7, dëshmon prezencën tonë sa më afër klientëve tanë.

Teknologjia Moderne

Sistemet e sigurisë të fjalës së fundit të teknologjisë, brendet më të njohura botërisht na ndihmojnë që të jemi më të saktë dhe më efikas në shërbimet tona.

Qendra e Monitorimit

Qendra më moderne në rajon për monitorimin e sistemve të sigurisë, aktive 24/7, me staf profesional dhe të gatshëm të reagojnë në çdo kohë.

Intervenim i shpejtë

Reagimi i shpejtë me flotën tonë të automjeteve është arma më e fortë e jona me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurtë për ju dhe mbrotjës së pronës tuaj.

Sistemi Atlas

Kompania e vetme në rajon e cila përmes sistemit ATLAS ju mundëson ekipeve tona intervenuese në zgjedhjën e rrugës më të shpejtë për reagim.

Delta Security është gjithnjë e gatshme të analizoj dhe diskutoj çfarëdo brenge tuajën sa i përket sigurisë

1
Analiza dhe Vlerësimi
2
Përmisimet
3
Identifikimi i problemit
4
Rezultati Final
image
VISIONI YNË

Krijimi i një ambienti të sigurt për klientët tanë

Ne punojmë çdo ditë dhe qëndrojmë në hap me teknologjinë moderne të sigurisë që të ofrojmë një ambient të sigurt për klientët tanë.

MISIONI YNË

Shërbime profesionale dhe inovative

Misioni ynë është që të ofrojmë shërbime profesionale dhe zgjidhje inovative të përshtatshme për t’i përmbushur kërkesat e klientëve tanë për shërbime të sigurisë.

image
image
EKSPERIENCA

Përvoja dhe përkushtimi ndaj klientit është fokusi ynë

Delta Security garanton se stafi i përzgjedhur për të ushtruar detyrën e sigurimit në lokacionet e klientit ka eksperiencën dhe trajnimin e duhur profesional për të kryer detyrat dhe përmbushjën e kërkesave të klientit në nivel të lartë profesional.

ÇERTIFIKIMI

Ne investojmë vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve tona profesionale

DELTA Security është kompani private për shërbime të sigurisë, e para në Kosovë e çertifikuar nga TŪV NORD GROUP sipas standardeve EN ISO 9001:2008 për menaxhim të sistemeve dhe shërbimet të sigurimit fizik dhe elektronik.

image