Menaxher/e i Marketingut


Detyrat dhe pergjegjesit:

1. Ndërtimi i strategjive/planeve të marketingut afatgjatë;
2. Organizimi/drejtimi i departamentit të marketingut sipas strategjisë së hartuar;
3. Zbatimi i planeve sipas objektivave/afateve të përcaktuara;
4. Identifikimi i klientëve të rinjë;
5. Organizimi dhe prezentimi i ofertave te klientët potencial;
6. Mbledhja e informacioneve për tregun dhe konsumatorët;
7. Organizimi i takimeve me klientë potencial;
8. Zhvillimi i planeve specifike të shitjes së produkteve të kompanisë:
9. Përpilimi i politikave, praktikave dhe procedurave të shitjes.

 

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

- Të ketë të kryer Fakultetin Ekonomik (përparësi kanë kandidatët me Master);
- Të flasë dhe të shkruajë në gjuhën angleze (e obligueshme, preferohet edhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër);
- Të ketë njohuri shumë të mirë me MS Office (Word, Excel, Outlook, Power Point);
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në Marketing;
- Të jetë i aftë të punojë nën presion;
- Aftësi për të punuar i pavarur, në punë ekipore si dhe në ambient dinamik.


Shkarko Aplikacionin


Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 10.00 në zyrën qëndrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin Furra Qerimi  1, kati III-të), Prishtinë, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën:  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  .
Vërejtje: Ju lutem shënoni saktësisht pozitën për të cilën aplikoni.

deltavw

DELTA SECURITY

DELTA Security shton linjën e re të veturave patrulluese Volkswagen.

Thursday the 21st. © Copyright 2017 DeltaSecurity. All rights reserved.
Copyright 2012

©