Oficer Patrullues

Oficer patrullues motorist – 2 pozita

Lokacioni:
1. Prishtinë

 

Kushtet e konkurrimit

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të kenë me vete dokumentacionin komplet siç janë:

1. Letërnjoftimin (kopje)
2. Patentë shoferi (Kategoria A)
3. Diplomën e shkollës së mesme (kopje)
4. Vërtetimin nga Policia për verifikim të kaluarës kriminale (kopje)
5. Vërtetimin nga Gjykata (kopje)
6. Vërtetimin nga Qendra për Punë Sociale (kopje)
7. Certifikatën mjekësore (kopje)
8. Fotografi (madhësia për pasaportë)
9. Licencën e punës nga Ministria e Punëve të Brendshme (kopje)
10. Referenca të ndryshme të punëve të më hershme (kopje)

Aftësitë e domosdoshme:

• Mos të kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
• Përvoja e punës në lëmin e sigurimit e preferuar;
• Mosha prej 25 deri 35 vjet, i shëndetshëm dhe fizikisht i përgaditur mirë;
• Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
• Aftësi të negocimit
• Aftësi të qëndrueshmërisë fizike dhe orarit fleksibil
• Aftësi të raportimit me shkrim;
• Gjatësi (së paku) 1.80m. 

Përshkrimi i Detyrave:

• Njohja e punës, regjioneve (lokacioneve) brenda dhe jashtë qytetit;
• Patrollon dhe mbikëqyr objektet, identifikon dhe parandalon shenjat ndërhyrjeve ilegale si dhe garanton sigurinë e dyerve , dritareve dhe portave;
• Njohja e pikave me sisteme të alarmit si dhe pikat me roje;.
• Ruajtja dhe siguria e motocikletës, pajisjeve dhe dokumenteve të patrullës;
• Qëndrimi në pikat statike me motocikletë dhe gatishmëria për të reaguar menjëherë;
• Patrullimi rutinor i pikave të alarmit të monitoruara nga DELTA Security;
• Marrja e porosive nga baza (përmes radiolidhjes dhe telefonit);
• Shkuarja në vendin e alarmit pas marrjes së urdhrit nga baza, sa me shpejt që është e mundur për të parandaluar apo hetuar aktet kriminale ndaj pronës apo jetës se klientëve të DELTA Security;
• Kontrollimi i zonës/pikës për arsyet e aktivizimit të alarmit;
• Si të veproj në rast incidenti (vjedhje, personave të dyshimtë, ardhja e policisë, mbrojtja e vendit të ngjarjes/provave dhe evidencës etj);
• Raportimi në bazë për situatën dhe lëvizjet gjatë tërë kohës.

 

Shkarko Aplikacionin

Të interesuarit duhet t'a shkarkojnë aplikacionin nga faqja zyrtare dhe t’a sjellin në zyret e kompanisë DELTA Security, çdo ditë pune prej orës 10:00. Adresa: Bregu i Diellit, rr. Enver Maloku 108, Prishtinë (afër Furrës Qerimi 1 , në objektin e ndërtesës "Njomza"), së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.

Vërejtje: Ju lutem shënoni saktësisht pozitën për të cilën aplikoni.

deltavw

DELTA SECURITY

DELTA Security shton linjën e re të veturave patrulluese Volkswagen.

Thursday the 21st. © Copyright 2017 DeltaSecurity. All rights reserved.
Copyright 2012

©